Ligjërata e Zyrtarëve Policor për Grupin GIGVA

Ligjërata e Zyrtarëve Policor për Grupin GIGVA

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, IADK organizoi një ligjeratë për parandalimin e dhunës në familje për grupin GIGVA.

Qëllimi kryesor i ligjëratës ishte ndihma dhe mbështetja e grave, duke u dhënë mundësinë për të mësuar dhe kuptuar më mirë mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna, si dhe të drejtat ligjore që ato kanë.

Zyrtarët policor të pranishëm theksuan rëndësinë e njohjes së shenjave të dhunës dhe reagimit të duhur kur ndodhin raste të tilla. Ata ndanë me pjesëmarrësit informacione mbi mënyrat e raportimit të dhunës, procedurat ligjore dhe mbrojtjen që ofrohet nga ligji shqiptar për viktimat e dhunës në familje.

2.jpg
3.jpg
4.jpg