Përurohet njësia për përgatitjen e ëmbëlsirave në komunën e Vitisë si dhe certifikohen 66 gra dhe vajza pjesëmarrëse të trajnimeve profesionale.

Përurohet njësia për përgatitjen e ëmbëlsirave në komunën e Vitisë si dhe certifikohen 66 gra dhe vajza pjesëmarrëse të trajnimeve profesionale.

Është bërë hapja solemne e njësisë për prodhimin e ëmbëlsirave “Arona Cake” nga përfituesja e cila ka vijuar trajnimet në përgatitjen e ëmbëlsirave Znj. Bukurie Berisha në fshatin Skifteraj komuna e Vitisë, e cila do të shërbejë në zhvillimin ekonomik të familjes dhe shoqërisë në komunën e Vitisë si dhe në fuqizimin e gruas në aspektin social.

Po ashtu është mbajtur edhe ceremonia e certifikimit të grupeve pjesëmarrëse të trajnimeve profesionale në modulin e përpunimit të ushqimeve tradicionale, përgatitjes së ëmbëlsirave, përpunimit të pemëve dhe perimeve si dhe përpunimit të qumështit ku janë certifikuar 66 pjesëmarrëse.

Të pranishëm në këto ceremoni ishin, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, Kryetari i komunës së Vitisë Z. Sokol Haliti, Znj. Fjolla Raifi dhe Znj. Anita Smailovic përfaqësuese të UNDP-së, gratë pjesëmarrëse të trajnimeve si dhe familjarë të përfitueses.

Këto aktivitete u mundësuan në kuadër të projektit “Përkrahja e grave dhe vajzave drejtë fuqizimit ekonomik përmes vetëpunësimit dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale” projekt ky që është pjesë e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) bashkë financuar nga komuna e Vitis dhe zbatuar nga IADK.

10012020_2.jpg
10012020_3.jpg
10012020_4.jpg
10012020_5.jpg