Pareza e Puerperale – (Pareza e qumështit)

Pareza e Puerperale – (Pareza e qumështit)

Pareza e puerperale është ndër çrregullimet më të zakonshme që  prek  lopët qumështore ne moshën 5 deri 10 vjet. Normalisht paraqitet para, gjatë ose menjëherë pas pjelljes. Prekshmëria me parezën puerperale është e lidhur me moshën e kafshës, dhe faktor kryesor tjetër është të ushqyerit gjatë periudhës së tharjes. Te lopët që  kanë pasur parezën puerperale është mundshme të përsëritët ky çrregullim përsëri.

Simptomat

Lopët me parezën puerperale kanë mungese oreksi dhe trakti tretës  është jo aktiv. Lopa është e pasigurt në ecje dhe në rastet me të mëdha është e shtrirë me kokë të kthyer në një ane dhe e pa aftë të ngrihet ose të pjellë dhe shpesh në këtë pozicion mund të ndodhë fryrja e lopës. Lopa nuk kundërpërgjigjet, veshët janë të ftohur dhe pasqyra  e hundës është e tharë.

Shkaku

Pareza puerperale është menduar të jetë si rezultat i kërkesës së menjëhershme të rritjes së kalciumit për kulloshtër ose prodhimit të qumështit pas pjelljes. Kërkesat për kalcium rriten dy deri tri herë në një periudhë shumë  të shkurtër. Gjatë kësaj periudhe lopa nuk ka mundësi të ndryshojë metabolizmin shumë  shpejtë për të mobilizuar sasinë e kalciumit të mjaftueshëm nga rezervat e trupit të saj. Lopët kanë të ndërtuar mekanizmin për lehtësuar mobilizimin e kalciumit nga rezervat trupore por nganjëherë këto janë të  pa mjaftueshme.

Me qëllim të plotësimit të kërkesave të kalciumit dhe absorbimit të kalciumit nga zorrët duhet të rritet kalciumi plotësues dhe duhet të vijë mobilizimi i kalciumit nga skeleti.

Kjo shpjegohet se të gjitha lopët në pjellje kanë shkalle të ultë të kalciumit në gjak. Nëse lopa nuk përgjigjet me shpejtësi të menjëhershme kërkesave të larta të kalciumit do të paraqiten shenjat e parezës puerperale.  Kohët e fundit është zbuluar se niveli i ulet i magnezit në racion kufizon aftësinë absorbuese të kalciumit. Kjo mund të ndodhë në kullosat me nivel të ulet të magnezit kur lopët qumështore janë në kullota.

Mjekimi

Mjekimi i parezës puerperale nënkupton  kthimin e nivelit normal të kalciumit në gjak. Metoda  më efektive  është ende injektimi intravenoz i tretësirës së kalciumit të përcjellur me  dhënien orale të kalciumit pluhur të holluar pas disa orëve dhe pastaj duke e përsëritur prapë pas 6 orëve.

Tretësira e kalciumit është trajtim standard. Rezultatet  e dhënies së kalciumit intravenoz në rastet më të mëdha vërehen menjëherë. Nëse nuk vërehen efekte pas trajtimit, kujdes  duhet pasur nëse lopa ka ndonjë sëmundje tjetër siç është mastitisi. Nëse lopa është e pa aftë të ngritët, trajtimi  duhet gjithmonë të përfshijë ndihmësen për ngritjen e lopës dhe kthimin e saj  nga njëra anë në anën tjetër në interval çdo  orësh për t’ju shmangur fryrjes.

Lopës se shtrirë gjithmonë i nevojiten mbikëqyrje të shpeshta dhe kujdes të mirë deri sa ajo të shërohet tërësisht.

Parandalimi

Strategjia më efektive dhe parandaluese kundër parezës puerperale është të ushqyerit në sasi të vogël të kalciumit në periudhën e tharjes sidomos gjatë dy javëve të fundit të mbarsmërisë. Ushqimet duhet të plotësojnë kërkesat për energji dhe proteina sa për të prodhuar 5 kg qumësht.  Zvogëlimi i marrjes se kalciumit para pjelljes do ta përgatitë lopën gjatë periudhës së tharjes me mungesë të kalciumit dhe lopa përgatitet të jetë e aftë për t’ju përballuar kërkesave më të mëdha gjatë laktacionit të ri. Një ndihmesë e mirë  vjen edhe nga shtesat orale të kalciumit pas pjelljes kur pareza puerperale është e pritur.