Orientimi drejt rezultateve dhe ndikimit në projekte

Orientimi drejt rezultateve dhe ndikimit në projekte

Për një kuptim më të mirë të rolit të investimeve në ngritjen e kapaciteteve, është thelbësore të përcaktohet qartë ndërtimi i kapaciteteve në të gjitha aspektet e ndryshme. Shumë shpesh, nocioni i ngritjes së kapaciteteve lidhet me idenë e rritjes ose zhvillimit të aftësive dhe kompetencave.

Duke parë rendësin e zhvillimit të aftësive, stafi i IADK-së ka ndjekur trajnime tre ditore të ofruara nga ekspertja Znj. Britta Schweighöfer. Trajnimet do të ndikojnë në profesionalizimin e stafit në lidhje me dizajnimin, orientimin e rezultateve dhe ndikimin e projekteve. Trajnimet e tilla, mundësojnë që stafi i IADK-së të jetë kompetent dhe llogaridhënës ndaj donatorëve dhe të gjithë palëve të tjera.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” mbështetur nga donatori Brot für die Welt.


1.JPG
3.JPG
5.1.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG
11.JPG