Pas përfundimit me sukses të trajnimeve profesionale në sektorin e pastiçerisë në qendrën e IADK-së dhe certifikimit nga AKK, është mbështetur pjesëmarrësja znj. Valbona Krasniqi me njësi të përpunimit “Rina Dessert”.
Prezent gjatë hapjes së ceremonisë ishin z.Zenel Bunjaku - Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Z. Diamant Bytyçi - Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Rexhep Rexhepi - Drejtor i Bujqësisë dhe Znj.Hyra Shabani Bytyçi - Kryesuesja e Grupit të Grave. Në ceremoninë e hapjes patëm nderin të kemi prezente znj. Lea Breitner – Donatorja e projektit FRIEDA dhe znj. Antigona Dajakaj – Koordinatorja e Projektit
Valbona shprehu mirënjohje të thellë për organizatën IADK, komunën dhe donatorët që e përkrahën në këtë rrugëtim, duke theksuar se hapja e "Rina Dessert" përbën një mundësi të madhe për zhvillimin e saj profesional dhe ekonomik.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit: “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA.

