Muaji Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Muaji Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Sot, gratë/vajzat e grupit GIGVA patën mundësinë të marrin pjesë në një sesion informues me doktoreshën Dafina Ademi Islami, onkologe, e cila ndau me pjesëmarrëset informacione të vlefshme rreth parandalimit, zbulimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit të gjirit.
Faleminderit doktoreshës Dafina Ademi Islami për kohën, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj kësaj çështjeje kaq të rëndësishme!
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA.
#KujdesuPërVeten #Ndërgjegjësimi #MuajiRozë