Njoftim për ofertë: Furnizim me pajisje për bletari

Njoftim për ofertë: Furnizim me pajisje për bletari


NJOFTIM PËR OFERTË

VUSHTRRI, 23.07.2021

Titulli: Furnizim me pajisje për bletari

Autoriteti kontraktues: INICIATIVA PËR ZHVILLIMIN E BUJQËSISË SË KOSOVËS       

(IADK)

I.      LËNDA E MARRËVESHJES

Furnizimi: Furnizim me pajisje për bletari

Vendi për ekzekutim: Komunat: Vushtrri dhe Lipjan.

KUSHTET PËR OPERATORIN EKONOMIK i CILI DËSHIRON TA MARRË TENDERIN

Kushtet e ofertës:

Afati kohor:       Dorëzimi i ofertës duhet të bëhet deri më datën 06.08.2021 ora 16:00

Vendi:                 Zyra e IADK-së, Fshati Sfaraçak i Ulët nr.11, 42000 Vushtrri

Periudha e vlefshmërisë së tenderit: 90 ditë prej afatit të fundit

Kriteret për dhënien e kontratës:

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

II.      Kërkesa për dosjen e tenderit

Dosja e tenderit mund të kërkohet me shkrim përmes e-mailit nga operatorët ekonomik në autoritetin kontraktues ose direkt në zyrat e IADK-së, më së largu deri më 03.08.2021.

Data e fundit për sqarime 05.08.2021.

Informata: Për më shumë informata, referojuni drejtpërdrejt zyrës së IADK-së, tel: +383 (0) 49 777 059, e-mail: prokurimi@iadk.org