IADK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit dhe të Leposaviqit, me qëllim fuqizimin e aktivitetit bujqësor dhe ekonomik në këto zona, me synimin për të gjeneruar të ardhura dhe mundësi punësimi.Gjatë periudhës 2024-2025, IADK do të bashkëpunojë ngushtë me këto komuna, duke u fokusuar në identifikimin dhe mbështetjen e grupeve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe të minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara.Ky bashkëpunim është realizuar në kuader të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Embassy of Sweden in Pristina (Sida) dhe përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).