Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim

Nënshkrimi i Marrëveshjeve për Bashkëpunim

Më datë 22.01.2025, IADK ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Fatmir R Tahiri B.I. nga Novolani, Vushtrri, për të fuqizuar sektorin bujqësor dhe ekonomik. Ky partneritet synon rritjen e të ardhurave, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe stimulimin e punësimit.

Gjatë vitit 2025, IADK do të forcojë këtë bashkëpunim me kompaninë, e cila operon kryesisht në kultivimin e patateve. Do të mbështeten teknikat e avancuara të prodhimit dhe promovimi i produkteve vendore. Një fokus i veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës.

Ky bashkëpunim është realizuar në kuader të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe përfaqësuar nga Embassy of Sweden in Pristina. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët Danish Refugee Council, ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

1.jpg
IMG_5207.JPG