Nënshkrimi i kontratave me përfituesit e komunës së Skenderajit në sektorin e pemëtarisë

Nënshkrimi i kontratave me përfituesit e komunës së Skenderajit në sektorin e pemëtarisë

IADK ka nënshkruar kontratat me 7 fermerë përfitues nga Komuna e Skenderajit për përkrahje me
grante në sektorin e pemëtarisë përkatësisht grante për ngrijte të pemishteve me dredhëza. Pakoja
përkrahëse për secilin përfitues përmban fidanet e dredhëzave (varieteti Albion dhe Aprica) për
sipërfaqe 1500m², system i ujitjes me inpute të tjera përcjellëse, agrofolie kundër ngricave, ventur si dhe
gërshërë për krasitje.
Nënshkrimi i kontratave me përfituesit është bërë nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku dhe
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi z. Sabit Ferizi, të cilët uruan fermerët për këto grante mbështetëse në
sektorin e pemëve të imëta, që ka për qëllim krijimin e kushteve për vetëpunësim dhe gjenerimin e të
ardhurave nga aktivitetet bujqësore.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të
ardhurave në zonat rurale”, i financuar nga organizata Bread for the World nga Gjermania dhe i
bashkëfinancuar nga komuna partnere.
IMG_2110.jpeg
IMG_2111.jpeg
IMG_2116.jpeg