Muaji Tetor, Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!

Muaji Tetor, Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit!

Stafi i IADK-së së bashku me kandidatët e trajnimeve profesionale u bashkuan në fushatën mujore të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit. 💪
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit është një mision që nuk ndalet asnjëherë, kjo betejë vazhdon, ashtu siç vazhdon edhe angazhimi ynë.
Ju lutem të keni parasysh hapat që duhet të ndërmerrni për parandalim e kancerit të gjirit:
a) Informohu për simptomat e kancerit të gjirit;
b) Bëj mamografi dhe kontrolle të rregullta mjekësore;
c) Ushqehu Shëndetshëm;
d) Bëj aktivitet fizik të rregullt;
e) Shmangni Alkoolin dhe Duhanin;
f) Menaxho Stresin dhe mbani peshën ideale trupore.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zviceran FRIEDA.
Bëhuni pjesë e nismës sonë dhe shpërndani mesazhin e shpresës dhe kujdesit.
#TetoriRozë #FuqizimPërGratë #NdërgjegjësimPërKancerinEGjirit #Mbështetje #IADK.
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.jpg