Menaxhimi i plehut në fermë dhe ruajtja e ambientit

Menaxhimi i plehut në fermë dhe ruajtja e ambientit

Plehu organik është një produkt sekondar i pa evitueshëm nga fermat e  kafshëve, kështu që të gjithë fermerët qe merren me mbarështimin e kafshëve duhet te kenë kujdese në menaxhimin dhe ruajtjen e plehut. Nëse plehu organik menaxhohet në rregull, mund të jetë një burim i vlefshëm ushqyes për kulturat bujqësore ku hyjnë edhe prodhimet e ushqimeve te kafshëve. Menaxhimi joadekuat i plehrave mund të rezultojë në degradim te mjedisit, humbjen e lendeve minerale qe përmban plehu organik dhe përhapjen e  dëmtueseve  te ndryshme.
Fermat blegtoral duhet pa tjetër te kenë depot e plehut ne mënyre qe te ruhet vlera ushqyese e plehut për plehërimin e kulturave bujqësore. Po ashtu ruajtja e plehut ne depot speciale mbron ambientin nga ndotjet. Nëse plehu ruhet ne vende jo adekuate munde te bëhet edhe kontaminimin e ujerave nëntokësore, puseve. Gjithashtu fermerët duke menaxhuar plehrat bëjnë edhe mbrojtjen e ajrit nga kontaminimi sepse dihet qe azoti (N) shume shpejt kalon ne atmosfere.



Me menaxhimi të plehrave nënkuptojmë të gjitha aspektet  operacionale:

            - Si dhe ku është prodhuar plehu.
            - Si është depozituar dhe ruajtur  plehu.
            - Si është  përdorur apo do të përdoret në fund.

Prodhimi i plehut ndryshon sipas specieve. Në mesin e llojeve: për shkak të ndryshimeve në racionin e kafshëve dhe metabolizmin e tyre. Brenda species se njëjtë: kryesisht për shkak të dallimeve në menaxhim.

                             Prodhimi vjetor i kafshëve për kategori 
Speciet/kategori  Ton/krerë
Lopë qumështore  7 - 9
Mëshqerra  3 - 5
Viiea (6 - 12 muaj moshe ) regjim stallor  2 - 3
Viiea (6 - 12 muaj moshe ) regjim gjysme- stallor  1.2 - 1.5
Te imëtat (te gjitha kategoritë )  5 - 7
Derrat (pa dosa)  1.0 - 1.2
Dosat  2.0- 2.5
Njëthundrakët (te gjitha kategoritë )  3 - 4
Shpendët (mesatarja e te gjitha llojeve) 0.01


Kafshët janë relativisht joefikase në shfrytëzimin e  N, P dhe K nga ushqimet, rreth   50% e këtyre elementeve kalojnë nëpërmjet fecësit. Këto materie ushqyese mund te përfundojnë në pleh organik apo në rastin e N nëse nuk menaxhohet mire munde të humb në atmosferë.

Sasia dhe lloji i shtrojës (nëse ka) po ashtu do të ndikojnë në përmbajtjen e plehut te stallës.
Lëndët ushqyese në sasi të konsiderueshme të plehu organik ndryshojnë nga speciet. Për shembull, plehu nga brojleret mund të përmbajnë katër deri në pesë herë më shumë N, dhe dhjetë herë më shumë P, se plehu organik nga kali
                                              Sasitë e plehut te stallës qe grumbullohen ne vit (ton/krerë)
Koha e qëndrimit
ne stalle (dite)
Gjedhe Kuaj Dele/Dhi Derra
220 - 240 8 - 9 6 - 7 0.8 - 0.9  1.5 - 2.0
200 - 220 7 - 8 5 -6 0.7 - 0.8 1.2 - 1.5
180 - 2006 - 74 - 50.6 - 0.71.0 - 1.2
1804 - 53 - 50.4 - 0.50.8 - 1.0
          360 dite 
         Shpendët
                                                                       0.01




Përmbajtja e plehut te kafshëve



Veprimi mikrobiologjik i plehrave organike

Plehrat organik nën veprimin e mikro-organizmave transformohen pjesërisht në humus i cili përmirëson cilësinë  e tokës. Plehrat organike kane rol vendimtar në rritjen e rendimenteve të kulturave bujqësore sepse sigurojnë makro dhe mikro elemente  të  nevojshme për  kulturat bujqësore. Të gjitha tipet e tokave kane nevoje për pleh organik sepse plehu jo vetëm qe bene pasurimin me materie ushqyese por bene edhe përmirësimin e strukturës se tokës.

Kërkesat për përdorim dhe shpërndarje të plehut të stallës

Plehu organik nuk guxon te shpërndahet ne sasi te mëdha sa nuk mund te absorbohet nga toka dhe duke mos kaluar normat e kërkesave te bimëve ne ato sipërfaqe dhe gjendjen vegjetative te tyre. Sasitë e plehut të shpërndarë duhet te jene te bazuara ne balancën e nevojave te bimësisë dhe sasive te azotit qe janë marr nga burimet tjera, si dhe duke pasur parasysh:
  • Tipin, gjendjen e tokës, dhe vend ndodhjen e sipërfaqeve te tokës
  • Kushtet klimatike, ujitjen, etj.
  • Shfrytëzimin e tokës  duke përfshirë rrotacionin apo qarkullimin bimore
Plehu organik nuk duhet te shpërndahet ne tokat e mbuluara me ujë, apo te tej ngopura me ujë apo lagështi. Zakonisht plehu organik është i pasur me tri elemente  te rëndësishëm si: N, P, dhe K. Shfrytëzimi nga bimët i P dhe K nga plehu organik është afërisht i njëjte me shfrytëzimin e këtyre elementeve nga plehu artificial, pasi qe edhe format e prezencës  te këtyre elementëve ne plehun  e kafshëve janë në forma inorganike