Hapja e njësisë për prodhimin e ëmbëlsirave, është një kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për gratë në komunën e Lipjanit.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Z. Shefqet Amrllahu, zyrtare komunal, gra pjesëmarrëse të trajnimeve si dhe familjarë të përfitueses.
Përurimi i kësaj njësie u përmbyll duke shijuar ëmbëlsirat e përgatitura nga përfituesja Znj.Ibrahimi në fshatin Topliqan të Lipjanit.
Aktiviteti u mundësua në kuadër të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” projekt ky i përkrahur nga Donatori Zviceran CFD, komuna e Lipjanit dhe i zbatuar nga IADK.
