Mbjellja dhe kultivimi i BMA-ve një vjeçare

Mbjellja dhe kultivimi i BMA-ve një vjeçare

Përgatitja e tokës

Parcelat në të cilat planifikohet mbjellja dhe kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, duhet të jenë cilësore me nivele mesatare dhe të larta të materieve ushqyese. Përparësi kanë parcelat të cilat janë të shkrifëta, me ajrim dhe kullim të mirë si dhe shkallë të mjaftueshme lagështie. Bimët mjekësore një vjeçare kanë jep rendimente të kënqshme edhe në toka jo shumë cilësore, pavarësisht se ç’do herë tentohet të përmirsohet struktura dhe tekstura e tokës. Masat agroteknike të cilat duhet të kryhen në parcel që të kemi sukses në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike janë:

  • Qelizma - punimi bazë, në thellësi (30-50) cm.
  • Lesimi – diskimi, (20-25) cm.
  • Diskimi, frezimi si dhe kultivimi, masa këto të cilat kryhen para mbjelljes së farës ose mbjelljes së fidanit me qëllim shkriftëzimin, kthimin e pjesshëm, përzierjen e dheut si dhe prerjen e barojave.

Gjatë përgatitjes së tokës, rekomandohet përdorimi i plehut të shtallës, mirë të mineralizuar në sasi orientuese 30-40 T/ha.

Mbjellja e BMA-ve

Bimët mjekësore dhe aromatike mund të shumohen në mënyrë gjenrative (me farë), si dhe vegjetative (me pjesë mbi ose nëntokësore të bimës). Materiali fidanor I cili përdoret për mbjellje, çoftë farë apo fidan duhet të ketë:

  • Cilësi të lartë, e cila do të ndikonte pozitivishtë në mbishmëri apo nxënjie të farës respektivisht fidanit.
  • Materiali fidanor duhet të sigurohet nga prodhues të licencuar.
  • Materialit fidanor, duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni i cili tregon cilësinë, origjinën.
  • Materiali fidanor duhet të jetë I certifikuar si material fidanor organik.
Bimët aromatike mjekësore një vjeçare:

Mëllaga e zezë (alva sylvestris)
Mbjellja bëhet drejtëpërdrejt me farë dhe me fidan të trapiantuar. Me farë mbillet nga gjysma e Prillit me distanca të mbjelljes (80x35) cm. Norma e farës për mbjellje është 5-6 kg/ha. Nëse mbjellja bëhet me fidan, atëherë prej 1 gr farë prodhohen 300 fidane dhe trapiantohen në muajt Prill-Maj.

Kalendula (Calendula officinalis)
Mbjellja e kulturës bujqësore të Kalendulës kryhet drejtëpërdrejt me farë, nga fillimi e deri në gjysmë të muajit Prill, distancat e mbjelljes në mes rendeve 80 cm. Norma e mbjelljes është 5-7 kg/ha. Fara mbillet në 1-2 cm thellësi dhe mbin për 10-15 ditë. Distanca në mes bimëve është rreth 25 cm.

Ciani (Centaurea cyanum)
Nëse mbjellja e kulturës bujqësore të Cianit kryhet drejtëpërdrejt me farë, atëherë mbjellja bëhet në muajt Mars-Prill në rende me distancë 80 cm. Temperaturat për mbirjen e farave janë 20-30 OC, në periudhën kohore 3-4 javë. Nëse mbjellja bëhet me fidan, atëherë në 1 gr merren 100 fidane, mbjellja bëhet në fund të muajit Mars dhe fillim të Prillit. Distanca në mes bimëve është rreth 25 cm.

Luledielli mjekësor (Helianthus annuus)
Mbjellja bëhet me farë drejtëprdrejtë në ngastrën punuese-parcelën ku planifikohet të kultivohet kultura bujqësore e lulediellit. Mbjellet në muajin Prill në distanca mbjellëse (80x30)cm. Temperaturat e mbirjes kanë një shtrirje të gjerë. Temperaturat optimale të zhvillimit janë 20-25 oC. Norma e farës për mbjellje është 4-6 kg/ha. Mbjellet në thellësi prej 5-8 cm.

Kamomili (Matricaria chamomille)
Kamomili është bimë dimëruese dhe mbillet drejtëpërdrejtë me farë në muajt Gusht-Nëntor varësisht prej klimës. Norma e mbjelljes për 1 ha është 1-3 kg. Për mbjellje përdoret miell kamomili në sasi 3-4 kg në raport 20-25 % farë dhe 75-80 % disk lulor të tharë. Fara nuk mbulohet, ngjeshet mirë toka pas mbjelljes dhe mbirja bëhet për 6-8 ditë. Mbjellja bëhet me mbjellëse speciale të drithërave.

Për pyetje dhe sqarime mund të kontaktoni kolegët nga IADK:
Halit Gashi - Inxhinier i Bujqësisë. +383 49 633 321
Leart Kamberi - Inxhinier i Bujqësisë. + 383 49 904 917

30032020_2.png
30032020_3.jpg
30032020_4.png
30032020_5.jpg
30032020_6.png