Mbështetja për të rikthyerit vazhdon nga IADK

Mbështetja për të rikthyerit vazhdon nga IADK

Zhvillimi i bujqësisë kërkon mbështeje dhe angazhim të vazhdueshëm. Sot, IADK ka nënshkruar kontratë për mbështetje me gjashtë (6) fermerë/të rikthyer nga Komunat Vushtrri (5) dhe Komuna e Klinës (1). Të përzgjedhurit do të mbështeten me meaknizëm të ndryshëm bujqësorë si p.sh: frezë, spërkatëse, pllug, kosë, shpërndarëse të plehut artificial, gjithsej do të shpërndahen 25 paisje bujqësore. Kjo mbështetje është bërë e mundur falë kursimeve buxhetore nga aktivitetet e ndryshme të projektit.

Drejtori Ekzekutiv Zenel Bunjaku, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e IADKsë për vazhdimin e mbështetjes së sektorit të bujqësisë. Përfituesit, përpos grantit do të mbështeten edhe me këshilla dhe vizita të vazhdushme me qëllim shfrytëzimit sa më racional të paisjeve që do të rezultojë me sasi dhe cilësi të lartë të produkteve bujqësore.

Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

05062020_2.jpg