Më 06 Shkurt 2020 është mbajtur njё takim informues dhe koordinues me udhёheqёsit e drejtorive pёr bujqёsi nga komunat e ndryshme tё Kosovёs.
Nё kёtё takim ёshtё diskutuar pёr vazhdimin dhe rritjen e pёrkrahjeve pёr fermerёt me grante dhe subvencione nё sektor tё ndryshёm tё bujqёsisё, pastaj pёr nevojёn e koordinimit dhe bashkёpunimit nё nivelin lokal dhe atё qëndror, si dhe pёr projektet tё cilat janё realizuar nga komunat nё vitin e kaluar dhe ato tё planifikuara pёr pёrkrahje tё fermerёve nё vitin 2020.
Drejtori Ekzekutiv i IADK-sё ka theksuar nevojёn e koordinimit nё mes tё gjithё akterёve tё pёrfshirё nё zhvillimin e sektorit tё bujqёsisё, e sidomos rёndёsinё e organizimit tё takimeve tё pёrbashkёta me udhёheqёsit e drejtorive komunale pёr bujqёsi. Ai ka informuar pjesëmarrёsit pёr projektet tё cilat kanё filluar tё zbatohen nё vitin e kaluar , e qё kanё vazhdimёsi edhe gjatё kёtij viti, pastaj pёr projektet e reja tё cilat do tё fillojnё gjatё vitit 2020 e tutje, dhe ato nё pritje reale pёr tё filluar zbatimin e tyre.
Pjesëmarrёsit kanё falenderuar IADK-nё pёr kёtё organizim dhe kanё shprehё gadishmёrinё pёr bashkёpunim, si dhe kanё vlerёsuar shumё tё qёlluar dhe tё nevojshme organizimet e tilla tё pёrbashkёta pёr tё shkёmbyer pёrvojat e mira nё mbёshtetje tё fermerёve dhe zhvillimin e sektorit tё bujqёsisё.
Ky aktivitet ёshtё organizuar në kuadër të projektit “Komunitetet nё zonat rurale ngrisin aftёsitё nё bujqёsi, kanё mundёsi tё gjenerojnё tё hyra dhe punёsim”, i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania.
