IADK gjatë muajit Korrik 2020 ka mbajtur një cikël trajnimesh bujqësore me grupet e të rinjve nga 4 komunat: Vushtrri, Skënderaj, Shtime dhe Kamenicë. Në secilën prej këtyre komunave është përzgjedhur nga një grup prej 15 të rinjëve me të cilët janë mbajtur nga 5 trajnime, ku janë trajtuar temat të ndyshme për sa i përket teknikave të prodhimit, menaxhimit të fermave bujqësore dhe mënyra e përgatitjes së biznes planit.
Ky aktivitet ka për qëllim mbështetjen e të rinjëve në zonat rurale të Kosovës, për të krijuar mundësi gjenerimi të të ardhurave nga veprimtaritë bujqësore. Për këtë arsye të rinjtë janë ftuar të konkurojnë për grantet përkrahëse në sektorin e bujqësisë, nga 60 të rinjë të cilët kanë përcjellur trajnimet bujqësore, 50 prej tyre do të marrin grante investive me vlerë nga 3,000 €, që do të kenë ndikim të konsiderueshëm në nxitjen e të rinjëve për të qenë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.
Ky aktivitet u realizohet në kuadër të projektit trevjeçar 2020-22, “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” me mbështetje nga dontatori gjerman “BfdW”.



