
|
Kushtet klimatike |
Sasia e ujit për bimë (litër) |
|
Kohë me shumë vranësira |
0.14-0.28 |
|
Me vranësira në pjesën më të madhe të ditës |
0.28-0.42 |
|
Me vranësira relative |
0.71-0.85 |
|
Me diell me ndryshime të vogla |
1.1-1.2 |
|
Me diell |
1.5-1.8 |
Të ushqyerit - Për sigurimin e prodhimtarisë së lartë e cilësore, është e nevojshme që rreth zonës rrënjore bimët të kenë sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese, të cilat shfrytëzohen lehtësisht. Domatja reagon në mënyra të ndryshme ndaj një numri elementesh ushqyes, por në varësi nga doza e tyre, bima manifeston sjellje të ndryshme lidhur me raportin vegjetacion/riprodhim, shpejtësinë e kalimit të fazave të ndryshme fenologjike, ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve e dëmtuesve, apo në shpejtësinë e shfaqjes së çrregullimeve të ndryshme fiziologjike.
Reagimi ndaj azotit - Me rritjen e dozave të azotit, zakonisht rritet edhe vitaliteti i bimëve, si psh: lartësia e tyre, numri i gjetheve dhe ai i luleve të formuara. Po ashtu prodhimi i bimëve, rritet paralelisht me rritjen e dozave të azotit, përderisa ato janë në nivele të moderuara. Por dozat shumë të larta të azotit, reduktojnë prodhimin e realizuar nga bimët. Është e qartë se reagimi i bimëve ndaj azotit nuk varet vetëm nga doza në të cilën përdoret ai, por edhe nga përmbajtja e azotit në tokë dhe intensiteti i mobilizimit, mineralizimit apo denitrifikimit të tij gjatë ciklit jetësor të bimëve.
Reagimi ndaj kalciumit e magnezit- Mungesa e kalciumit redukton lartësinë e bimëve dhe numrin e gjetheve të formuara, ndërsa mungesa e magnezit redukton rritjen dhe prodhimin e bimëve. Shtimi i magnezit në tokë, përmirëson formën dhe cilësinë e frutave. Ndërsa mungesa e magnezit, është një nga çrregullimet ushqimore më të shpeshta te domatja. Kjo dukuri paraqitet më së tepërmi në kushtet e plehërimeve të bollshme me azot e kalium. Kështu psh: humbjet e prodhimit nga mungesa e magnezit arrijnë në 5 % në kushtet e një plehërimi me doza të vogla azoti, por rriten deri në 10 % nëse dozat e azotit janë të larta.
Teknikat e plehërimit të domates në serra - Për të përcaktuar nevojat e bimëve për plehra, paraprakisht kryhen analizat e tokës, të cilat merren të paktën një herë në vit para plehërimit bazë. Ndërkohë, me rëndësi të veçantë në përcaktimin e dozave ditore të plehërimit është njohja e ritmeve ditore të asimilimit të elementëve kryesorë ushqyes nga bimët, ngase ky fakt lejon të përcaktohen dozat ditore të plehrave që do të përdoren për të plotësuar ato, si dhe raportet midis elementëve bazë ushqyes, në periudha të ndryshme të zhvillimit të bimëve. Plehërimi i domates në serra realizohet nëpërmjet këtyre mënyrave të plehërimeve: a) Plehërimit bazë, plehërimit shoqëruese dhe plehërimit plotësuese.
a) Plehërimi bazë i bimëve - Bëhet me plehra organike dhe minerale, ku përmes tij synohet që toka në kohën e mbjelljes së bimëve të ketë pH 6-6.5, rezerva të mjaftueshme fosfori, për të gjithë ciklin e rritjes, sasi të mjaftueshme azoti për fazën e parë të rritjes, por jo me shumicë, ngase nxitet rritja e tepruar e bimës, dhe po ashtu ky plehërim të siguroji rezerva të mjaftueshme kaliumi, të cilat sigurojnë cilësi të mira fruti në fazat e hershme të prodhimit.
Doza e plehrave që mund të përdoren në plehërimin bazë varet nga pjelloria e tokës. Shpërndarja e plehrave bazë kryhet përpara punimeve të tokës (plehrat organike dhe një pjesë e atyre fosforike e të kaliumit) dhe përpara punimeve të fundit përgatitore të shtratit të mbjelljes. Me këto të fundit mund të shpërndahen edhe pesticidet e nevojshme për dezinfektimin e tokës nga sëmundjet kërpudhore, apo për luftimin e insekteve dhe nematodeve të tokës.
|
Niveli i pjellorisë në tokë |
Sasitë e rekomanduara (kg lëndë aktive/100 m²) |
|||
|
N |
P |
K |
Mg |
|
|
I ulët |
3.5 |
2.5 |
5.5 |
2.8 |
|
Mesatar |
2.8 |
1.5 |
4.4 |
2.0 |
|
I lartë |
2.0 |
0.5 |
3.2 |
1.2 |
|
Shumë i lartë |
1.2 |
0 |
1.9 |
0.4 |
Në tabelën vijuese janë paraqitur normat orientuese për plehërimin plotësues të domates në serra, të shprehura në kg/ditë/1000 m²:
|
Faza fenologjike |
N |
P2O5 |
K2O |
|
Trapiantim-lulesa e parë |
0.10 |
0.10 |
0.10 |
|
Lulesa e parë-formimi i lulesës 5 |
0.20-0.40 |
0.12-0.24 |
0.30-0.50 |
|
Lulesa e pestë-fillimi i vjeljes |
0.50-0.80 |
0.30-0.50 |
0.75-1.20 |
|
Periudha e vjeljes |
0.60-0.80 |
0.40-0.45 |
0.90-1.20 |
|
6 javë para vjeljes së fundit |
0.20-0.30 |
0.12-0.18 |
0.30-0.45 |

Me metodën proporcionale përqendrimi i plehrave në tretësirën ushqimore, rregullohet përgjatë gjithë periudhës së plehërimit. Në këtë rast, për përzierjen e plehrave me ujin, përdoren injektor venturi ose pompa hidraulike për plehërim. Metoda proporcionale mundëson kontrollin e plotë të përqendrimit të plehrave në tokë, prandaj është shumë e rekomandueshme në tokat e lehta dhe ranore, të varfra dhe me aftësi të ulët absorbuese. Përqendrimet e rekomanduara të plehrave me këtë metodë janë 0.1-0.2 g/litër në javët e para pas trapiantimit dhe 0.3-0.5 g/litër gjatë fazave të mëvonshme. Nëse plehërimi aplikohet një herë në 2 ose 3 ujitje, përqendrimi i plehrave rritet në të njëjtën masë, por duke i kushtuar vazhdimisht vëmendje shmangies së kripëzimit në tokë.
Vjelja e frutave të domates - Koha e pjekjes së frutave të domates, varet kryesisht nga temperatura e ajrit dhe pozicioni në ulëri. Rritja e temperaturës së ajrit (brenda kufijve optimal) shpejton pjekjen e domates. Frutat në pozicionin e fundit të lulërisë, kanë periudhë rritjeje më të gjatë të se frutat e parë. Periudha mesatare e rritjes së frutave të domates është 45-60 ditë.
Kushtet optimale për depozitim/ruajtje të fryteve të domates për 3-4 javë, në frigorifer dhe ambiente ftohëse, duhet të sigurojnë temperaturë -1 deri +1 oC dhe lagështi relative të ajrit 90 %.
Duhet ë përmendet fakti se frytet e perimeve, vazhdojnë me funksionet jetësore edhe pas vjeljes (frymëmarrje, pjekje), kështu që për shkak të shkëputjes së ngrohtësisë dhe ujit, vjen deri te tharja, vyshkja, kalbja, ndryshimi i shijes, aromës dhe ngjyrës. Këta faktorë duhet të merren parasysh, gjatë planifikimit të transportit dhe sasisë së kontraktuar e cila duhet të arrijë në treg.
Gjatë sortimit dhe paketimit të perimeve të freskëta, si parime kryesore mund të merren rregullat e përgjithshme për vënien e perimeve në qarkullim (tregtim), gjë që kërkon të plotësohen këto gjashtë (6) kushte kryesore: 1) frutat e perimeve të jenë të pjekura e të freskëta, 2) mos të jenë të ndotura, 3) mos të jenë të lagura apo të kalbura, 4) të mos përmbajnë mbeturina nga mjetet për mbrojtjen e bimëve në sasi që mund të jetë e dëmshme për shëndetin, 5) mos të kenë aromë e shije të panjohur dhe të pakapshme e të mos përmbajë përzierje mekanike, 6) të mos kenë çarje, vrima, dëmtime nga insektet, sëmundje, ngrirje dhe dëmtime tjera mekanike, e as mangësi tjera që mund të ndikojnë në keqësimin e cilësisë