Krasitja e gjelbër dhe masat tjera plotësuese gjatë vegjetacionit

Krasitja e gjelbër dhe masat tjera plotësuese gjatë vegjetacionit

Aplikohet me qëllim të rregullimit të ekuilibrit në mes të pjesës vegjetative dhe frutdhënëse të pemës, plotësimit të krasitjes dimërore, efektet e së cilës janë: ndriçimi më i mirë i kurorës dhe frutave, eliminimi i konkurrentëve dhe shfrytëzimin racional i ushqimit, nxitja e krijimit të sythave frutor dhe degëzave prodhuese për vitin në  vijim, largimin e pjesëve të infektuara apo të lënduara, përmirësimin e kualitetit te frutave ( ngjyrën, madhësinë e frytit,   përmbajtjen e materieve ushqyese), zvogëlon bujshmërine ne krahasim me krasitjen dimërore e cila rrit bujshmërine e pemës, pemët me bujshmëri te ulet nuk duhet krasite gjate verës.
 
Koha kur më së tepërmi aplikohet krasitja e gjelbër dhe masave tjera plotësuese në kurorë është gjysma e Majit deri në fund të Qershorit. Por këto masa aplikohen edhe në periudhat e më vonshme të vegjetacionit varësisht nga nevojat dhe mosha e pemës (formësimi i kurorës, largimi i pjesëve të infektuara).
Veprimet që ndërmerren gjatë krasitjes së gjelbër dhe masave tjera plotësuese janë:
 
• Largimi i pjesëve të caktuara vegjetative te pa nevojshme
• Lakimi
• Rrallimi i frutave
 
Largimi i pjesëve të caktuara vegjetative te pa nevojshme nga pema
 
• Rrallimi (harrja) e filizave (rritje vegjetative e pa drunjëzuara) që nuk kanë pozicion të mirë në pemë
• Largimi i lastarëve në fazën e hershme ne gjatësinë 25 -  30 cm (ne forme te thithakëve, me kënd te ashpër)
• Mund te hiqen me thyerje nga baza
• Me shkurtim ne gjatësi prej 1cm nga baza përmbi dy gjethet e poshtme te dobëta
• Izolimi i udhëheqësit  qendror  (largimi  i  2-3  filizave  nen vazhduesin e udhëheqësit qendror)
• Degët e prera ne krasitjen dimërore prodhojnë 2-3 lastar prej te cilëve duhet ngelë vetëm një
• Pincerimi dhe shkurtimi i lastarëve të caktuar me qëllim të kufizimit të rritjes, favorizimit apo nxitjes së krijimit të lastarëve të tjerë anësor të parakohshëm me perspektive frutdhënëse
• Largimi i pjesëve të infektuara
 

Lakimi
 
Lakimi është një mase shume me rendësi ne formimin e kurorës së pemëve dhe aplikohet qe nga viti i pare deri te formimi i kurorës  viti i katërt. Kjo mase zbatohet nga fundi i Prillit dhe varësisht nga zhvillimi  i degëzave  mund  te  aplikohet  deri ne Gusht apo edhe Shtator
• Lakimi    përmes  peshave  te  ndryshme  nga  betoni  rëra  etj. (aplikohet te lastarët e drunjëzuar duke i vendosë në  pikë te caktuar    të  lastarit  për  të  arrit  një    lakim  optimal  70-90 shkallë)
• Lakimi përmes rrëmojcave te dhëmbëve (aplikohet kur baza e lastarit fillon te drunjëzohet dhe arrin gjatësinë 15- 25 cm)
• Lakimi  përmes  litarit  –  spangos (aplikohet  te  lastar  te drunjëzuar në fazën kur ata janë më elastik ku rekomandohet të përdoren spango ambientale nga   materiali bimor te cilat pas një kohe zbërthehen, është një forme mjaft e aplikueshme dhe funksionale ne prodhimtarin intensive
• Lakimi përmes pajisjeve speciale plastike
• Lakimi përmes përdredhjes (aplikohet kur ka rritje shume te fuqishme te lastarëve (fundi i Majit gjysma e Qershorit)

Rrallimi i frutave

• Molla ka kapacitet qe te formoje fruta me shume se sa janë te nevojshëm
• Është i nevojshëm rrallimi
• Frutat  rrallohen me spërkatje qe aplikohet  1-2  jave pas lulëzimit (Sevin, NAA) dhe me dore kur e arrijnë diametrin e trashësisë se gishtit, por mund të rrallohen edhe lulet me makina speciale për rrallim
• Mesatarisht është e mjaftueshme e te lehen frutat ne distance 15cm përgjatë degës ndërsa një lulëri mjafton ta ketë 1 frutë maksimalisht 2 fruta
• Shumic  e sythave  frutor iniciohen  4-6 jave pas lulëzimit rrallimi i vonshëm nuk ndihmon ne inicimin sythave frutor dhe shpesh ndodh frytedhenja   alternative