Simptomat
Ketoza klinikisht karakterizohet me mungesë oreksi, dobësim i lopës, në disa raste ka kapsllëk me një erë të veçanet acetoni të frymarrjes.. Herë pas here lopa humb baraspeshimin si pasojë e dobësimit të përgjithshme. Prodhimi i qumështit është i ultë me humbje të peshës trupore. Testi më i mirë diagnostik është kontrollimi i acetonit në urinë, qumësht ose gjak. Nëse testi i urinës është negativ përjashton ketozën. Testi i qumështit ose gjakut përfaqëson një veprim me të përpiktë në shkallen e ketozës. Pyetni veterinarin tuaj për më shumë këshilla.
Shkaqet
Shkalla e sheqerit në gjak është e ultë dhe ketonet në gjak janë të larta kur lopët vuajnë nga ketoza. Kur sheqeri ne gjak është i ulët, trupi tenton ta kompenson mobilizimin e yndyrës nga rezervat trupore. Me pak fjale, mobilizimi i rritjes së sasisë së yndyrës nuk është në norme të njëjtë me prodhimin e ketoneve në mëlçi dhe kjo lidhet me zvogëlimin e glukozës në gjak. Simptomat klinike të ketozes me siguri shkaktohen nga efektet toksike të shkalles së lartë të ketoneve në gjak. Incidenti i ketozes është me i larët ne lopët që kanë mbipeshe gjatë fazës se vone të laktacionit dhe periudhës se tharjes. Intensiteti i ketozes varet nga aftësia e mëlçisë për të thithur acidet yndyrore të lira të mobilizuara nga yndyrat trupore. Sa me gjatë qe është sëmundja prezentë është më vështire të shërohet për shkak të ndryshimeve në mëlçi.
Mjekimi
Në lopët e prekura mjekimi mund të përdoret për ngritjen e shkalles së sheqerit në gjak, si dhënie orale të propilen glikolit, dhe nëse është e nevojshme dhënie intravenoze të glukozës dhe injektimi intramuskular i glukokortikoideve. Propilen glikoli ka përparësi si burim i jashtëm i glukozës dhe mund të shtohet gradualisht dhe vazhdon deri sa lopa të shërohet.
Parandalimi
Në përgjithësi, lopët duhet të kenë peshën trupore të dëshirueshme gjatë fazës së tharjes dhe jo shumë të trasha para pjelljes. Gjatë periudhës së tharjes lopët duhet ushqyer me energji të ulët në racion për të parandaluar parezën e qumështit dhe me sasi të dëshirueshme të mineraleve dhe vitaminave për mbajtjen e shëndetit të lopës.