Këshillat për fermerët, kultivues të perimeve në serra vazhdojnë të ofrohen nga eskpertët e IADK-së

Këshillat për fermerët, kultivues të perimeve në serra vazhdojnë të ofrohen nga eskpertët e IADK-së

Krahas zbatimit të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore, aktivitetet bujqësore duhet të zbatohen sipas kohës së të tyre të zhvillimit.

Pavarësisht sfidave që po kalojmë, populli kërkon ushqim cilësor dhe sasi të mjaftueshme. Tejkalimi i sfidave ushqimore bëhet duke mbështetur bujqësinë, duke punuar tokën, duke zbatuar praktikat e mira bujqësore që ofrojnë ekspertët bujqësorë. Rol në këtë drejtim luan edhe organizata IADK me ekspertët e saj në ofrimi e këshillave për fermerët. Këshillat ofrohen nga distanca dhe vizita në teren gjithmonë duke respektuar udhëzimet shtetërore.

25042020_2.jpg
25042020_3.jpg
25042020_4.jpg