Fermeri ka 15 krerë lopë qumeshtore, 15 ha tokë punuese, mekanizëm bujqësor dhe me punë të zellshme në bujqësi fermeri arrin të shkollojë 5 fëmijët e tij – vajza e të cilit është studente me notë mesatare mbi nëntë ne fakultetin e mjekësisë, dhe të tjerët shembull në shkollat fillore dhe të mesme.
Për t’i lehtësuar punën në fermë IADK ka përkrahur fermerin me: llaktofirz, makinë mjelëse dhe bidonë për qumësht si dhe duke praktikuar këshillat e marra nga ekspertët e IADK-së ka arritur të ngrisë cilësinë e qumështit dhe të përgatisë ushqime të koncentruar për kafshët. Fermeri me sukses ka përfunduar ciklin e trajnimeve profesionale dhe është certifikuar nga IADK dhe AKK.
Falë këshillave të marra fermeri ka arritur të prodhojë qumësht të klasës ekstra ku edhe tashmë ka lidhur marrëveshje me qumështoren “Drena” e cila furnizohet direkt nga shtëpia e fermerit me afër 120 litra qumësht në baza ditore.
Për sukseset e arritura fermeri shprehet shumë falënderues ndaj IADK-së për mundësinë dhe këshillat e ofruar.
Ky fermer është një shembull se si nga bujqësia mund të gjenerojmë të ardhura për familje.
