Sot, në praninë e Z. Zenel Bunjaku - Drejtor Ekzekutiv i IADK-së dhe Z. Miran Halili – Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë, janë nënshkruar kontratat individualisht me 20 përfitues, të riatdhesuar nga kjo komunë të cilët plotësuan kriteret e përzgjedhjes.
Gjithsej do të shpërndahen 49 paisje bujqësore (frezë, spërkatëse, pllug, kosë, makinë mjelëse, shpërndarëse të plehut artificial etj), 5 serra me madhësi 200 m2, fidane dhe inpute përcjellëse, si dhe paisje të nevojshme për bletari për 20 përfituesit nga Komuna e Vushtrrisë.
Drejtori Ekzekutiv Z. Bunjaku dhe Drejtori i Bujqësisë Z. Halili shprehën gatishmërin dhe përkushtimin në mbështetjen e sektorit të bujqësisë. IADK, si zhvilluese e bujqësisë, do të vazhdojë të qëndrojë afër të riatdhesuarve dhe fermerëve në ofrimin e granteve, këshillave direkte dhe profesionale me qëllim punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë

