Ishte nderë dhe vlerësim për IADK që të ketë në mesin e saj dy studente nga Holanda
Anna van Houten dhe Fenne Ellenkam për gjatë dy muajve. Dy studentët që nga Tetori punuan ngushtë me stafin e IADK-së për të bërë hulumtimin mbi përdorimin e aseteve nga përfituesit e organizatës në zonat rurale të Kosovës. Ky hulumtim do ti ndihmojë së pari studentëve për përgatitjen e temës së diplomës, gjithashtu do të shërbejë si material ndihmues për organizatën dhe partnerët e saj. IADK ofrojë të gjithë mundësitë humane dhe logjistike për të lehtësuar dhe krijuar kushtet të përshtatshme banimi për studentët dhe vendosi në dispozicion të gjitha resurset e saj. IADK është faleminderues për kontributin e dhënë dhe mbetet e përkushtuar të ndihmojë të rinjët në Kosovë dhe më gjerë.