Ftesë për sesion informues!

Ftesë për sesion informues!

Për të ofruar informacione më të detajuara për projektin që do të zbatohet në komunën e Mitrovicës dhe Lipjanit, IADK do të organizojë një sesion informues për të gjithë ata që janë të interesuar.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave, burrave dhe të rinjëve që jetojnë në zonat rurale me sfida ekonomike, për të krijuar mjete jetese të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të ushqimit”, i financuar nga donatori zvicerran FRIEDA.