Sesione Informuese për Zhvillimin e Bujqësisë në Gracanicë dhe Obiliq

Sesione Informuese për Zhvillimin e Bujqësisë në Gracanicë dhe Obiliq

IADK organizoi dy sesione informuese më 31 janar 2025 në Komunën e Graçanicës dhe Obiliqit, ku u prezantua cikli i dytë i projektit. Ky projekt ka për synim komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe grupet tjera të marginalizuara. Gjatë sesioneve u theksuan aktivitetet kryesore të projektit:

ü  Grantet për projekte bujqësore

ü  Trajnim profesional dhe praktik bujqësor

ü  Mundësi punësimi përmes partneriteteve me kompani

Projekti synon forcimin e komuniteteve rurale, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe inkurajimin e përfshirjes së të gjithëve në sektorin bujqësor.

Këto sesione prezantuan projektin "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i cili është mbështetur nga Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

2.JPG
IMG_5346.JPG
IMG_5349.JPG
IMG_5354.JPG
IMG_5401.JPG