Më 06.11.2024, u realizua ceremonia e përurimit të njësisë së re të përpunimit të qumështit, “Tradita e Djathit Bjeshka”, drejtuar nga Luljeta Hoxha, në Komunën e Drenasit.
Kjo mbështetje është mundësuar pas trajnimeve profesionale të realizuara nga IADK, ku janë përvetësuar njohuri të thelluara për prodhimin e djathit dhe produkteve të tjera të qumështit, si dhe praktikat higjienike dhe përdorimi i pajisjeve profesionale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Punësimit dhe Mundësive për Gjenerim të Të Ardhurave në Zonat Rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori gjerman Brot für die Welt dhe i zbatuar në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.
#FoodProcessing #MilkProcessing #ChesseProduction #Agriculture #IADK #RuralDevelopment

