Hapet Njësia e Re e Përpunimit të Qumështit në Komunen e Vushtrrisë!
Vushtrri

Hapet Njësia e Re e Përpunimit të Qumështit në Komunen e Vushtrrisë!

Në komunën e Vushtrrisë u hap një njësi e re e përpunimit të qumështit, nga e cila ka përfituar Shqipe Shaqiri, përpunuese nga fshati Brusnik. Pas ndjekjes së trajnimit profesional të organizuar nga IADK në kualifikimin “Qumështar” ajo u përzgjodh për grantin që mundësoi ngritjen e njësisë.

Znj. Shqipe Shaqiri shprehu falënderimet e saj për mbështetjen dhe theksoi angazhimin për krijimin e produkteve cilësore që kërkohen në treg.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Punësimit dhe Mundësive për Gjenerim të Të Ardhurave në Zonat Rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori gjerman Brot für die Welt dhe i zbatuar në bashkëpunim me Komunën e VushtrrisëIADK beson në fuqinë e aftësimit profesional, mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit si shtylla kryesore për një të ardhme më të ndritur në sektorin e përpunimit të ushqimit.

IMG_9787.JPG
IMG_9788.JPG
IMG_9818.JPG
IMG_9823.JPG