Në ceremoninë e përurimit morën pjesë drejtori ekzekutiv i IADK-së z. Zenel Bunjaku, z. Sabit Ferizi, Shef i Departamentit të Bujqësisë në Komunën e Skenderajt, familjarë dhe të afërm të përfitueseve. Pjesëmarrja e tyre nënvizoi mbështetjen e gjerë institucionale dhe komunitare për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik të zonave rurale dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse.
Kjo mbështetje është mundësuar pas trajnimeve profesionale të realizuara nga IADK, ku janë përvetësuar njohuri të thelluara për përpunimin e frutave, perimeve dhe produkteve të tjera të ngjashme, si dhe praktikat higjienike dhe përdorimi i pajisjeve profesionale.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i mbështetur nga donatori gjerman Brot für die Welt (BfdW) dhe i zbatuar në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt.