Organizata IADK, në bashkëpunim me Senior Experten Service (SES) nga Gjermania, ka organizuar një seri vizitash në teren për fermerët e blegtorisë, të cilët janë përkrahur nga IADK përmes projekteve të tanishme dhe të mëparshëme, si dhe me përfaqësues të qumështoreve, të pikave grumbulluese të qumështit, të barantorëve bujqësore dhe veterinerë.
Z.Petri është një inxhinier bujqësorme përvojë të lartë, i fokusuar në sektorin e blegtorisë dhe i specializuar në ushqimin e ripërtypësve. Me më shumë se 30 vjet përvojë profesionale, ai ka punuar në pozita të ndryshme në industrinë e ushqimit të kafshëve, përfshirë dizajnimin e formulimeve të racioneve, këshillimin e klientëve, menaxhimin e fabrikave dhe menaxhimin e shitjeve. Ai gjithashtu ka kontribuar në zhvillimin e koncepteve digjitale për mbarështimin e shpendëve dhe ka drejtuar menaxhimin global të shitjeve në industrinë e ushqimit të kafshëve në Evonik Industries.
Ai ka udhëhequr këto vizita me qëllimin e qartë të përmirësimit të aftësive profesionale të fermerëve dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre, duke ofruar ndihmën e tij përmes këshillave teknike dhe strategjive inovative. Këto përfshijnë aplikimin e pajisjeve të digjitalizimit për një kontroll dhe menaxhim më të lehtë të fermës, përdorimin e programeve për balancimin e racioneve për lopët, menaxhimin e duhur të plehrave të shtallës, si dhe përdorimin e teknika të tjera të cilat janë pjesë e zinxhirit të prodhimit. Të gjitha këto janë të fokusuar në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë në fermat e lopëve të qumështit, duke siguruar rezultate më të mira dhe një menaxhim më efikas të fermave.
Përmes mbështetjes së IADK dhe
ekspertëve ndërkombëtarë, është krijuar një mundësi e shkëlqyer për ngritjen e
kapaciteteve profesionale dhe për përmirësimin e sektorit të blegtorisë, që
është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
#IADK#SeniorExpertenService#LivestockSector#DairyProduction#DigitalizationDairyFarms#


