IADK, në kuadër të kontratës për shërbime “Ofruesit e Trajnimit të Kurseve Afatshkurtra” në bashkëpunim me Lux Dev, ka nisur një trajnim praktik për kualifikimin “Konzervuesit e pemëve, perimeve dhe të ngjashme” 🍅✨

👩🍳👨🍳 15 pjesëmarrës janë duke u trajnuar intensivisht për të mësuar jo vetëm teorinë, por edhe teknikat praktike të përpunimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore; aftësi shumë të kërkuara në tregun e punës!

Trajnimi po realizohet nga trajnerët e IADK-së, duke siguruar cilësi të lartë, përvojë praktike dhe përgatitje reale për industrinë ushqimore. Qëllimi i këtij trajnimi është të fuqizohen pjesëmarrësit me shkathtësi konkrete dhe të rriten mundësitë për punësim të qëndrueshëm dhe zhvillim profesional.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

IMG_2822.JPG
IMG_2916.JPG
IMG_2947.JPG
IMG_2948.JPG
IMG_3069.JPG
IMG_7857.jpeg
IMG_8793.JPG