IADK me kënaqësi mirëpret një grup studentësh nga Universiteti i Hohenheimit dhe Universiteti i Nürtingen-Geislingen. Gjatë vizitës së tyre, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me projektet dhe aktivitetet e IADK-së në fushën e bujqësisë, përpunimit dhe zhvillimit rural.Kjo vizitë ofrojë një pasqyrë të qartë mbi sfidat dhe arritjet e sektorit bujqësor në Kosovë, si dhe shërbeu si inspirim për studentët me praktikat dhe përvojat tona. Mirëpresim çdo mundësi për të ndarë dijen dhe përvojën tonë me studentët ndërkombëtarë, duke shpresuar që kjo vizitë të jetë frytdhënëse dhe e dobishme për të gjithë pjesëmarrësit.
#IADK #UniversityofHohenheim #UniversityofNürtingenGeislingen.