IADK mirëpriti Bordin e Drejtorëve të SKAT në vizitë lidhur me promovimin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore

IADK mirëpriti Bordin e Drejtorëve të SKAT në vizitë lidhur me promovimin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore

🌱💧 Sot mirëpritëm Bordin e Drejtorëve të SKAT në vizitën e realizuar në organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), ku u prezantuan iniciativat e mbështetura nga Programi për Promovimin e Praktikave të Mira Bujqësore dhe Menaxhimin e Qëndrueshëm të Resurseve Ujore.

 

Gjatë vizitës u prezantuan aktivitetet dhe rezultatet konkrete të arritura përmes:

  • zhvillimit të kapaciteteve për fermerë dhe akterë lokalë,
  • programeve të granteve për fermerë,
  • ndërhyrjeve praktike në terren,
  • si dhe mësimeve të nxjerra dhe planeve për fazat e ardhshme të zbatimit.

 

Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e lidhjes ndërmjet bujqësisë së qëndrueshme dhe menaxhimit të përgjegjshëm të resurseve ujore, si dhe në ndikimin që këto iniciativa kanë në nivel lokal.

 

Falënderojmë përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve, partnerët nga SKAT Consulting Ltd./Programi IWRM-K për vizitën dhe diskutimet konstruktive mbi avancimin e praktikave të qëndrueshme në sektorin e bujqësisë dhe ujërave. 🌍🤝

IMG_0122.jpg
IMG_0146.jpg
IMG_0155.jpg
IMG_0157.jpg
IMG_0192.jpg
IMG_0204.jpg
IMG_0239.jpg
IMG_0276.jpg
IMG_0291 (1).jpg
IMG_0291.jpg
IMG_0308.jpg
IMG_0311.jpg
IMG_0334.jpg