IADK vazhdon të përmbushë misionin e saj që është zhvillimi i bujqësisë duke mbështetur fermerët me grante dhe trajnime profesionale. Tre (3) përfitues nga Komuna e Skënderajt dhe një (1) përfitues nga komuna e Drenasit pas plotësimit të kritereve u mbështeten me paisje të nevojshme që do të rezultojë në gjenerim të të ardhurave dhe punësim. Një bashkëpunim i tillë profesional dhe financiar ndërmjet IADK-së dhe Komunës, ka mundësuar që të shpërndahen mekanizëm bujqësorë (Frezë 200, Pllug, Shpërndarse plehu, Grabujë dhe Makinë mjelëse), paisje për bletari dhe dy serra 2 ari dhe inpute përcjellëse për përfituesit Refik Shala, Valon Islamaj, Hanife Tahiri dhe Mehmet Ahmeti.
Mbështetja e ofruar do të ndihmojë përfituesit në zgjerimin e fermave-sipërfaqeve, do të ia lehtësojë punën dhe do të ndikojë në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve. IADK me partnerët e saj do të vazhdojë të jetë pranë të rikthyerve me këshilla e vizita me qëllim që të sigurojë mundësi punësimi dhe gjenerimi të ardhurave për përfituesit.
Ky aktivitet është bërë i mundur në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimit profesional”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.



