IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike ka përkrahur pikën grumbulluese "Lanti - Besa" nga fshati Kopernicë, Komuna Kamenicë me tharëse industriale me sipërfaqe 16m2.
Përmes kësaj përkrahje, kapacitetet e pikës grumbulluese janë ngritur si në aspektin e cilësisë dhe sasisë së produkteve të thara, po ashtu kapacitetet e fermerëve që janë bashkëpunues të kësaj pike.
IADK vazhdon të jetë kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e sektorit të BMA-ve dhe ngritjes së kapaciteteve të kultivuesëve dhe pikave grumbulluese.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

