IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike është duke vazhduar përkrahjen e pikave grumbulluese dhe zhvillimin e sektorit te BMA në Kosovë.
Në vazhdën e aktiviteteve përkrahëse IADK ka përkrahur pikën grumbulluese "Ari & Leo" nga fshati Çabër, Komuna Zubin Potok me tharëse industriale të sipërfaqes 16m2.
Përmes kësaj përkrahje, kapacitetet e pikës grumbulluese janë ngritur si në aspektin e cilësisë dhe sasisë së produkteve të thara, po ashtu kapacitetet e fermerëve që janë bashkëpunues të kësaj pike.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë



