IADK ka ofruar trajnime teorike përmes platformës online “Zoom” me qëllim që fermerët kultivues dhe mbledhësit spontan të bimëve mjekësore dhe aromatike të kenë njohuri në rëndësinë e mbajtes së shënimeve në fermë. Trajnimi është mbajtur me përfituesit nga komunat (Podujevë, Vushtrri, Zubin Potok, Skenderaj, Pejë, dhe Malishevë) me temën “Mbajtja e shënimeve në fermë”.
Gjithsej pjesëmarrës në trajnime kanë qenë 12 përfitues nga komunat e listuara. Gjithashtu, trajnimet kanë qenë interaktive, nga ku të pranishmit kanë shkëmbyer përvojat ndërmjet vete.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerës së BMA-e me krijimin e punësimit dhe vazhdimin e eksportit”, i financuar nga Deutsche Geselchaft für internationale Zsammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

