IADK vazhdon me mbështetjen e fermereve të reja

IADK vazhdon me mbështetjen e fermereve të reja

Tri fermere të reja përkrahen nga IADK, kjo vjen pas aplikimeve dhe interesimit të madh nga ana e tyre. I gjithë ky proces ka filluar punën gjatë javës së kaluar, si fillim janë shpërndarë serrat dhe sistemi i ujitjes, ndërsa është bërë dhe finalizimi i këtij procesi me shpërndarjen e fidaneve.

Përfitueset janë nga fshatrat Zasellë dhe Shkupkoc nga Komuna e Mitrovicës dhe fshati Stanoc i Ulët nga Komuna e Vushtrrisë. Gjatë shpërndarjes fermerët kanë marrë informata se si duhet të bëhet mbjellja e fidanëve, uijtja dhe ajrosja e serrës.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të projektit “Trajnim profesionale dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” i përkrahur nga Donatori Zvicran CFD dhe bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

09062020_2.jpg
09062020_3.jpg