IADK vazhdon mbështetjen edhe për 10 fermerë të Komunës së Mitrovicës
Mitrovicë Jugore

IADK vazhdon mbështetjen edhe për 10 fermerë të Komunës së Mitrovicës

Me datë 27 Maj 2022, IADK organizoi ceremoninë e nënshkrimit e kontratave të granteve me dhjetë (10) përfitues të fazës së II-të të Komunës së Mitrovicës në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, projekt dy vjeqar (2020-2022) financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Komunën Shtime dhe Mitrovice.

Kontratat u nënshkruan nga Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, kryetari i Komunës së  Mitrovicës Z. Bedri Hamza, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – Z. Ferdi Kadriu dhe  fermerët përfitues.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratave është realizuar edhe shpërndarja e granteve në formë të mjeteve bujqësore për 10 përfitues (9 prej tyre në krijimin e bizneseve fillestare dhe 1 mundësi për vetë-punësim) të cilët janë përkrahur me paisje te ndryshme si: mekanizëm bujqësorë, serra, sistem të ujitjes, fidane të ndryshme dhe paisje për përpunimin e embësirave.

Përfaqësues nga IADK dhe Komuna e Mitrovicës u zotuan në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, fuqizimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë. Për më tepër, IADK do të monitorojë furnizimin dhe shfrytëzimin racional të këtyre granteve, duke i ndihmuar fermerët me asistencë profesionale, këshilla dhe trajnime të ndryshme.

Fermerët janë ndarë shumë të kënaqur me rastin e nënshkrimit të kontratave dhe shpërndarjes së paisjeve dhe janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmen me ekspertët e IADK-së për një prodhimtari të qëndrueshme në sektorët e bujqësisë.


1.jpg
2.JPG
3.jpg
4.JPG
5.JPG
6.jpg