IADK ka përmbyllur me sukses shpërndarjen e pajisjeve esenciale për gratë pjesëmarrëse në programin e trajnimit në sektorin e përpunimit të ushqimit. Pajisjet e shpërndara mbështesin dy module:
🍓 Konzervimi
i frutave, perimeve dhe të ngjashme dhe
🍰 Përgatitje të ëmbëlsirave
Gjatë kësaj faze, IADK trajnoi katër grupe grash nga komunat e Vushtrrisë, Obiliqit, Mitrovicës dhe Lipjanit. Secili grup ndoqi pesë ditë trajnimi, që përfshinte dy ditë teori dhe tre ditë punë praktike. Trajnimi i pajisi gratë me njohuri dhe aftësi të reja, duke i ndihmuar ato të fuqizohen ekonomikisht dhe duke mbështetur zhvillimin e aktiviteteve të tyre të prodhimit në shkallë të vogël.
Ky aktivitet synon të rrisë mundësitë e vetëpunësimit, të forcojë rolin e grave në komunitet dhe të mbështesë krijimin e modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik lokal.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët(DRC), ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).