IADK mbështet përfitues të rinj në Zubin Potok me grante dhe përfitues ekzistues me pajisje shtesë në Leposaviq dhe Lipjan

IADK mbështet përfitues të rinj në Zubin Potok me grante dhe përfitues ekzistues me pajisje shtesë në Leposaviq dhe Lipjan

Mbështetje për përfitues të rinj – Zubin Potok

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka mbështetur 6 fermerë të rinj në komunën e Zubin Potokut me grante. Kjo ndërhyrje synon fuqizimin ekonomik të zonave rurale, ku bujqësia mbetet burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje.

Përfituesit do të ndjekin gjithashtu trajnim praktike, me qëllim që të pajisen me njohuri për përdorimin efikas të pajisjeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm të fermave të tyre.

Përmes kësaj mbështetjeje:

  • 5 fermerë kanë përfituar pajisje bujqësore për rritjen e efikasitetit të punës bujqësore;
  • 1 fermere është mbështetur me serë, sistem modern të ujitjes dhe inpute përcjellëse për kultivim.

Mbështetje për qëndrueshmëri në bujqësi – Leposaviq dhe Lipjan

Si pjesë e angazhimeve për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë, IADK ka ofruar pajisje shtesë bujqësore për 7 fermerë përfitues të projektit6 në komunën e Leposaviqit dhe 1 në komunën e Lipjanit – me qëllim të përmbushjes së nevojave për modernizim të fermave të tyre.

Përveç mbështetjes me pajisje, IADK vazhdon të ofrojë trajnime profesionale nga ekspertë të fushës, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe në përmirësimin e praktikave të tyre bujqësore.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët (DRC), ndërsa implementimi realizohet nga IADK.

1.JPG
2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.jpg
6.jpg
7.JPG
8.JPG
9.JPG
10.JPG