IADK Mbështet Fermerët në Gracanicë me Pajisje Moderne dhe Trajnime Praktike

IADK Mbështet Fermerët në Gracanicë me Pajisje Moderne dhe Trajnime Praktike

Bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten burime të rëndësishme të të ardhurave për komunitetet e pakicave dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë. Në kuadër të përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm, IADK ka mbështetur 9 fermerë në Komunën e Graçanicës me pajisje moderne dhe trajnime profesionale.

Përmes kësaj mbështetjeje:

7 fermerë përfituan pajisje bujqësore për rritjen e efikasitetit;

1 fermer u mbështet me serrë prej 120m², sistem modern të ujitjes dhe inpute përcjellëse;

1 fermer u mbështet me paisje në sektorin e bletarisë.

Përfituesit do të marrin gjithashtu trajnime praktike, duke u pajisur me njohuri për përdorimin sa më efikas të pajisjeve dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të fermave të tyre.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit "Fuqizimi i Komuniteteve Rurale përmes Zhvillimit të Bujqësisë", i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe i përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë. Fondet e projektit menaxhohen nga Këshilli Danez për Refugjatët(DRC), ndërsa zbatimi i tij do të realizohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).

2.JPG
3.JPG
4.JPG
5.JPG
6.JPG
7.JPG