IADK mbështet 10 bletarë në Skënderaj me koshere antivaro

IADK mbështet 10 bletarë në Skënderaj me koshere antivaro

Me qëllim të lehtësimit dhe të përmirësimit të kusheve të punës tek fermerët, me datë 11 Korrik 2025, IADK ka nënshkruar kontratat për mbështetje me grante në sektorin e bletarisë me 10 fermerë nga Komuna Skënderaj, me koshere antivaro. 

Kjo pako mbështetëse synon të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies së bletëve, rritjen e rendimentit të mjaltit dhe të produkteve të tjera bletare, si dhe në forcimin e kapaciteteve të fermerëve për të zbatuar praktika bashkëkohore dhe më të qëndrueshme në menaxhimin e bletëve. 

Po ashtu, tek përfituesit do të ofrohen edhe trajnime dhe këshilla direkte nga ekspertët e IADK-së, si dhe vizita studimore me qëllim të arritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë sa më të lartë, duke krijuar mundësi më të mëdha në gjenerimin e të ardhurave nga kjo veprimtari. 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe bashkë financuar nga Komuna Skënderaj.

IMG_3504.JPG
IMG_3506.JPG
IMG_3542.JPG
IMG_3550.JPG
IMG_3560.JPG
IMG_3570.JPG
IMG_3572.JPG
IMG_3584.JPG