IADK ndan dhimbjet më të sinqerta për qytetarët që humbën jetën dhe u lënduan në tërmetin që goditi dje Shqipërinë, por edhe kolegët tanё bashkëpunëtorë të ngushtë në Shqipëri.
IADK në solidaritet me viktimat e tërmetit në Shqipëri, hapë zyret në fshatin Sfaraçak i Poshtëm - Vushtrri nr.11 për të interesuarit që shprehin vullnetin të bashkëngjiten në iniciativën tonë.
Ftojmë të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët e IADK-së si dhe të gjithë të interesuarit që mund të sjellin të mira në ndihmë të qytetarëve të Shqipërisë gjatë ditës së datës 27.11.2019.