IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E MALISHEVËS

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E MALISHEVËS

Me qëllim të përkrahjes përmes granteve dhe fuqizimit profesional të fermerëve, të rinjve dhe grave në sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, sot më 30 Janar 2026, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së z.Zenel Bunjaku dhe Kryetari i Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati, nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim (MpB). Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Malishevës kontribuon me bashkëfinancim në projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, projekt trevjeçar për periudhën 2026–2028, i cili implementohet nga IADK dhe financohet nga donatori BfdW nga Gjermania.

Me këtë rast, Kryetari Kastrati falënderoi IADK-në për kontributin e deritanishëm në përkrahje të fermerëve dhe shprehu gatishmërinë e tij, si dhe të Drejtorisë për Bujqësi, për bashkëpunim korrekt dhe efikas gjatë zbatimit të projektit.

 

Nga ky bashkëpunim pritet që të krijohen kushte për përfituesit që përmes aktiviteteve bujqësore, të gjenerojnë të hyra të cilat përmirsojn gjendjen socio-ekonomike të popullatës, sidomos në zonat rurale të Kosovës, ku do të ketë shtrirje projekti.