IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNAT

IADK NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNAT

Gajtë muajit Shkurt 2026 janë nënshkruar Marrëveshjet për Bashkëpunim (MpB) me 4 komunat partnere: Malishevë, Klinë, Skenderaj dhe Vushtrri,  ku do të zbatohet projekti “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale”, projekt trevjeçar (2026-2028), i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania, i cili ka për qëllim përkrahjen me grante dhe aftësim profesional për fermerët, gratë, të rinjt dhe studentët.

 

Projekti do të zbatohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me komunat e lartcekura, dhe pritet që të krijohen kushte për përfituesit që përmes aktiviteteve bujqësore dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore, të gjenerojnë të hyra të cilat përmirsojn gjendjen socio-ekonomike të popullatës, sidomos në zonat rurale, ku do të ketë shtrirje projekti.

 

IADK ka gjetur gadishmërinë e lartë nga kryetarët e komunave, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre për të bashkëpunuar dhe bashkëfinancuar projektet, të cilat kanë ndikim në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e mirqenies së popullates në zonat rurale. Ata falenderuan IADK-në dhe donatorët për ofrimin e mundësive për mbështetje të fermerëve si në aspektin e ngritjes profesionale ashtu edhe në investimet përmes granteve, për të krijuar kushte për krijimin apo zgjerimin e kapacitetve të tyre prodhuese.

                                                                                                              

 

8.jpg