IADK së bashku me zyrtarët komunal të Shtimes përuruan njësinë për përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Zborc

IADK së bashku me zyrtarët komunal të Shtimes përuruan njësinë për përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Zborc

Në sektorin e pemëve dhe perimeve në qytetin e Shtimes krijohet një biznes i ri, i udhehequr nga Znj. Naime Haliti përfituese e pajisjeve për përpunim të pemëve dhe perimeve.

Pas trajnimeve profesionale të cilat janë realizuar nga ekspertët e IADK-së me grupin e grave nga fshatra të ndryshme të komunës së Shtimes, është përzgjedhur përfituesja e pajisjeve e cila të ardhurat për familje i gjeneron nga biznesi i krijuar i cili poashtu do të ndikojë në punësimin edhe të grave të tjera.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Drejtori Ekzekutiv i IADK-së Z. Zenel Bunjaku, Drejtoresha e Drejtorisë së Inovacionit Znj. Shpresa Tafa, zyrtar komunal, gra pjesëmarrëse të trajnimeve si dhe familjare të përfitueses.

Aktiviteti u mundësua në kuadër të projektit “Trajnim profesional dhe mundësi për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës” projekt ky i përkrahur nga Donatori Zviceran CFD, komuna e Shtimes dhe i zbatuar nga IADK.

26122019_2.jpg