IADK realizon vizita me praktikantët

IADK realizon vizita me praktikantët

Më 22 Nëntor 2019 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” është organizuar vizita studimore me praktikantët, tё cilёt janё pёrkrahur nga IADK gjatё vitit 2019 nё kryerjen e punёs praktikës tre mujore nё kompani dhe institucione tё ndryshme.

Vizita ёshtё realizuar nё tri kompani që operojnë në lëmi të ndryshme të bujqësisë ku studentët janë njohur me punët dhe aktivitetet që zhvillojnë këto kompani.

Në fermën e lopëve qumёshtore nё fshatin Dolak tё Vushtrrisё ata janë njohur me sistemin e mbajtjes së lirë të lopëve dhe menaxhimin e fermës.

Në serrёn e prodhimit tё fidanёve tё perimeve dhe luleve nё fshatin Tёrnavc tё Skenderajt është parë serra moderne pёr prodhimin e fidanёve.

Në Kompaninë “Agroproduct” shpk, nё fshatin Syne tё Istogut, pjesmarrёsit kanё parё mёnyrёn e grumbullimit, tharjes, përpunimit, paketimit dhe eksportimit tё bimёve mjekёsore aromatike.

25112019_2.jpg
25112019_3.jpg