IADK nё kuadër të zbatimit të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, projekt tre vjeçar (2020-2022) i financuar nga Donatori BfdW nga Gjermania, pёrkatёsisht nё aktivitetin pёr pёrkrahje tё studentёve, ka mbajtur 5 ditё trajnime pёr ngritje tё njohurive nё shkathtёsitё e buta me 15 studentёt e pёrzgjedhur pёr pёrkrahje nё punё praktike, si dhe ka ndarё certifikatat pёr pjesmarrje nё kёto trajnime.
Me qёllim tё pёrfitimit tё pёrvojave tё punёs nё aspektin praktik, kёta tё rinjё tё diplomuar nё shkencat bujqёsore dhe të teknologjisё ushqimore, do tё sistemohen nё punё praktike nё njё periudhё 3 mujore nё kompani apo institucione tё ndryshme, tё cilat ndёrlidhen me fushёn e studimeve tё tyre.
Pas pёrfundimit tё punёs praktike tё rinjёt do tё kenё shansa mё tё mёdha pёr qasje nё tregun e punёs dhe do tё kenё mundёsi tё aplikojnё edhe pёr grante pёrkrahёse nё projekte tё ndryshme tё cilat do të zbatohen nga organizata IADK.


