IADK organizon vizita me grupet e të rinjëve

IADK organizon vizita me grupet e të rinjëve

IADK nё kuadёr tё zbatimit tё aktiviteteve tё projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, më 11 Dhjetor 2019 ka realizuar vizitёn studimore me dy grupet e të rinjëve nga Gjilani dhe Peja, të cilët kanë përfunduar trajnimet për përpunimin e qumështit.

Vizitat janë bërë në Qumështoren “KABI” në Gjilan dhe “Jeta e Re” në Istog, ku të rinjët janë njohur me punën që bëhet në grumbullimin e qumështit nga fermerët, kapacitetet grumbulluese dhe përpunuese të qumështit.

Të rinjët kanë parë të gjitha linjat e përpunimit përkatësisht procesin teknologjik të përpunimit të qumështit në jogurt, kos, ajkë, lloje të ndryshme të djathit, pastaj qumësht të freskët ditor etj.

IADK pas kёsaj sipas planifikimeve tё projektit ka pёrkrahur kёto dy grupe nё blerjen e disa pajisjeve esenciale pёr punё, tё cilat do tё pёrdoren nga tё rinjёt gjatё zhvillimit tё aktiviteteve nё pёrpunimin e prodhimeve bujqёsore.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

12122019_2.jpg
12122019_3.jpg
12122019_4.jpg